“U ulën malet, u ngritën halet”, Arben Derhemi shpërthen papritur ndaj Mamaqit: Pseudo-humorist

Date:

- Advertisement -

Aktori i famshëm, Arben Derhemi ka “thumbuar” Ermal Mamaqin në një postim në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira.

“U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan Arben Derhemi për aktorin e humorit, i cili pasi u largua nga “Portokallia” dhe u bë autor i emisionit të tij “6 ditë pa Ermalit”, u kthye në producent filmash dhe bën trajnime se si të bëhesh i suksesshëm.

Arben Derhemi shprehet se dëgjon me dhimbje ofendimin e figurave që kanë bërë art me punë e sakrifica, dhe “jo duke u zvarritur si larva dhe duke u lëpirë e bërë lolo të çdo lloj pushteti e pasunari”, që është konsideruar thumb për Ermal Mamqin.

“Sa me dhimbje lexojmë që pseudo humoristë bëhen “producentë filmash” dhe akoma me më dhimbje i dëgjojmë që ofendojnë figura që me aq sakrifica e punë, ja kanë dalë të bëjnë art në kohët më të vështira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lëpirë e bërë lolo të çdo lloj pushteti e pasunari…….. Ps. U ulën malet u ngritën halet”, shkruan ai.

Por kjo nuk është hera e parë që aktori ka sulmuar Ermal Mamaqin, pasi menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh se bën film një njeri që s’ka lidhje me teatrin, regjinë dhe aktrimin. “Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”, shkruante Arben Derhemi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Moderatorja e Showbiz do t’i bëjë Vettingun doganierëve

Nga kamerat e dritat e televizionit në ato të...

VIDEO/ Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një perormancë të shkëlqyer...

VIDEO/ Reali është shumë i fortë për ekipin e Kumbullës, madrilënët i shënojnë 4 gola Espanjolit

Reali i Madridit ka marrë një fitore të thellë...

VIDEO/ Pasim si me telekomandë, Ylber Ramadani jep një asist të mrekullueshëm në Serinë A

Leçe ka barazuar me shifrat 2-2 me Parmën në...