Humbi jetën në fushë, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Raphael Dwamena

Date:

- Advertisement -

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Rafael Dwamena. I riu dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes kundër Partizanit në stadiumin e Rrogozhinës.

Prokuroria ka sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në klubin e Egnatias për të parë nëse janë raportuar më herët probleme shëndetësore të tij.

Gjithashtu janë pyetur edhe mjekët që kanë asistuar në analizat e tij. Këta të fundit janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tonë kanë dale sipas normave të lejuara.

Ndërkohë prokurorët janë edhe në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Dwamena u nda nga jeta rrugës për në spital pasi humbi ndjenjat gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani që luhej në Rrogozhinë. 28-vjeçari u ndje keq në minutën e 24 të lojës dhe u rrëzua në tokë. Menjëherë iu dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua me urgjencë nga Rrogozhina në Spitalin e Kavajës. Mjekët thanë se lojtari shkoi aty pa shenja jete.

Në vitin 2017 nisi kalvari i problemeve shëndetësore të tij. Në 2019 mjeket i sugjerojnë tërheqjen e menjëhershme nga futbolli, por sulmuesi nuk pranon dhe një vit më vonë vendos edhe defribilator në zemër, aparat që gjithsesi nuk e mbron nga goditja e radhës në zemër në 27 tetor 2021 në një ndeshje të kupës së Austrisë kur ai luante për Linz. Pavarësisht se e dinte rrezikun që i kanosej Dwamena u transferua tek Egnatia në superioren shqiptare në janar të këtij viti.

Ndërkohë, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një analizë të plotë të sëmundjes që vuante futbollisti Raphael Dwamena, ku përfundimi ka qenë vetëm një, ai nuk duhet të luante.

Në një shkrim të gjatë të bërë në rrjetet sociale, Brataj bën një krahasim të Dwamena me Eriksenin, duke thënë se për asnjë rast 28-vjeçari nga Ghana nuk duhet të zbriste në fushë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...