Chelsea ia lë hapur derën Armando Brojës, “blutë e Londrës” presin ofertën për të shitur lojtarin shqiptar

Date:

- Advertisement -

Armando Broja është përfshirë sërish në vorbullën e merkatos. Interesimi për lojtarin shqiptar ka qenë i lartë gjatë sesionit të merkatos, por “blutë” vendosën ta mbanin në “Stamford Bridge”. West Ham-i paraqiti ofertë zyrtare për kartonin e futbollistit 22-vjeçar. “Çekiçët” ishin të gatshëm të paguanin 30 milionë paundë për të transferuar Brojën, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Armando Broja shihet si një lojtar me mjaft të ardhme për drejtuesit dhe stafin teknik të Chelsea-t. Por situata së fundmi ka ndrushuar. “Football London” raporton se klubi londinez ka lënë të hapur derën për West Ham-in. Skuadra angleze pret të njëjtën ofertë prej tyre në mënyrë që të lërë të lirë Brojën. Por ky transferim mund të ndodhë vetëm nëse plotësohet një kusht, që Chelsea të sigurojë firmën e Osimhenit. Ky i fundit ka nënkuptuar për mediat se do ta pëlqente një transferim në “Stamford Bridge”, çka ka shtyrë drejtuesit e klubit të çojnë nëpërmend edhe shitjen e Armando Brojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Derbi Inter-Juventus? Antonio Konte lë pas të shkuarën: Nuk i shoh kurrë ekipet e mia rivale

Antonio Konte është paraqitur përpara gazetarëve në prag të...

Shqipëria nuk ia del në Shkoder, vajzat kuqezi mposhten thellë nga Norvegjia

Kombëtarja e vajzave ka mbyllur ndeshjen e parë ndaj...

“Meta te 313-ta, i vetëm në qeli”, gazetarja zbulon detaje: Kërkoi palestër, psikologët thanë që…

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta...