Anila humb jetën në Itali, 26 vjeçarja shqiptare u aksidentua tragjikisht në punë

Date:

- Advertisement -

Një 26-vjeçare shqiptare humbi jetën sot në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali.

Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.

Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë.

Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë. Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Anila jetonte në Treviso me familjen e saj. Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Derbi Inter-Juventus? Antonio Konte lë pas të shkuarën: Nuk i shoh kurrë ekipet e mia rivale

Antonio Konte është paraqitur përpara gazetarëve në prag të...

Shqipëria nuk ia del në Shkoder, vajzat kuqezi mposhten thellë nga Norvegjia

Kombëtarja e vajzave ka mbyllur ndeshjen e parë ndaj...

“Meta te 313-ta, i vetëm në qeli”, gazetarja zbulon detaje: Kërkoi palestër, psikologët thanë që…

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta...