“Askush s’na lajmëroi, e morëm vesh në internet”, familjarët kërkojnë drejtësi për Anilën

Date:

- Advertisement -

Familjarët e 26-vjeçares shqiptare, Anila Grishaj, që humbi jetën në makinerinë e kompanisë ku punonte, thonë se askush nuk i ka njoftuar për ngjarjen e rëndë.

Ata thonë se lajmin për vdekjen e 26-vjeçares e kanë marrë vesh të fundit dhe kjo vetëm nga lajmet në internet. Motra e saj thotë:

“Ne ishim të fundit që e morëm vesh , është turp , duhet të ishim të parët. Për dy orë nuk na thanë asgjë, e morëm vesh nga faqet e internetit”.

Kjo është arsyeja e tensioneve jashtë kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira “Bocon” në Pieve di Soligo, ku familja dhe miqtë u mblodhën atje për të për të parë Anilën. Një kushëri i Anilës thotë:

“Duam drejtësi, duhet të na japin shpjegime.”

Ka dyshime se shkak për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare është bërë një koleg i saj. E reja shqiptare ishte nëndrejtoreshë e kompanisë dhe po monitoronte funksionimin e një makinerie që mbërriti në kompani pesë muaj më parë, e cila mbështjell produktet e gatshme me celofan për transport. Por dyshimet janë, se kur ajo i është afruar makinerisë për ta kontrolluar, kolegu i saj nuk e ka parë atë dhe ka rindezur makinerinë. Në këtë moment makineria u ndez, i goditi kokën shqiptares duke i shtypur rruazat e qafës.

Kamerat brenda kompanisë po kontrollohen dhe makineria është sekuestruar.

Punëtorët e fabrikës shkuan në banesën e saj një ditë pas ngjarjes tronditëse.

“S’fjeta dot gjumë, të gjithë shpërthyen në lot, sepse ajo ishte shefja më i mirë që mund të kishim. Filluam së bashku punën, pesë vjet më parë. Ne i kemi thënë gjithmonë se duhet t’i hapim një tapet të kuq kur të hynte. Ajo gjithmonë buzëqeshte, edhe kur gjërat nuk shkonin mirë.”

Anila ishte fejuar me një djalë nga Susegana ata po mendonin për një jetë së bashku, por ajo ëndërr u ndërpre në mes. Kushëriri i saj kërkon që drejtësia të vihet në vend dhe ata të mësojnë shkakun e vdekjes së 26-vjeçares.

“Thanë se ishte një nga makineritë më të sigurta, kushtonte miliona. Ata duhet të na tregojnë pse ajo vdiq duke bërë punën e saj. Aty ndihej mirë, kishte një rol të mirë. Ne duam që drejtësia të vendoset”./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ “Gjithmonë të dy për njëri-tjetrin”, çfarë këshillë ka motra për Bes Kallakun

Ana Kallaku ishte sot në “7pa5” në Vizion Plus,...

VIDEO/ Lojtarët e Lille i marrin Edon Zhegrovës qeleshen, nisin të bëjnë shqiponjën pas fitores me Atletikon

Edon Zhegrova është padyshim ylli dhe lojtari kryesor i...

Prokuroria i sekuestroi pronat, kush është Fatjon Murati që synonte të bëhej kampion boksi

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës, lajmëruar se ka...

Si do të ndahen plazhet? Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të...