Aksidenti në Kavajë, 28-vjeçari që humbi jetën anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë

Date:

- Advertisement -

Bajazit Thaçi, është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Kavajë.

28-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë” kur në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin e automjetit me të cilin po lëvizte dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka qenë i rëndë pasi 28-vjeçari ka humbur jetën direkt në vendngjarje.

I riu mësohet se është anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë. Familjarët dhe miqtë e tij janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë pasi i riu cilësohej si një kontribues i shquar dhe kontribues në shoqëri.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related