Mjeku thirrje shtetit: Përpiqem të shpëtoj njerëz! S’kemi medikamente, pajisje

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e së martës, 3 të mitur, të gjithë 14-vjeçarë, u aksidentuan rëndë në aksin rrugor Stjar-Bakaj, Sarandë. Njëri prej tyre ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Benz” të babait kur papritur humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua.

Mjekët dhe zjarrfikësit e patën shumë të vështirë nxjerrjen e të miturve nga makina dhe makinën nga përroi. Për mungesën e ambulancave, zjarrfikësve dhe mjeteve të duhura për këto aksidente, mjeku i spitalit bashkiak Delvinë, Nikolin Kota ka bërë një denoncim publik.

Një qytetare që ka dërguar denoncimin e mjekut në redaksinë tonë, thotë se ai po lufton për të dhënë kontribut në vendin e tij pavarësisht mangësive që has çdo ditë në punën e tij. Ajo thotë se mjeku profesionist është i gatshëm për të shpëtuar jetë njerëzish, por është shteti dhe Ministria e Shëndetësisë ato që e pengojnë në misionin e tij.

Mjeku Nikolin Kota ka 5 muaj që kërkon ambulanca të reja, medikamente, mjete dhe staf mjekësor për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, por nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje dhe asnjë lloj reagimi.

Duart e tij janë të lidhura për të vazhduar misionin e tij, pasi i mungon misioni, mjetet e nevojshme dhe mbi të gjitha një reagim masiv nga qytetarët pasi jetë njerëzish po humbin çdo ditë për shkak të këtyre problemeve.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje JOQ. Kjo eshte shperthimi dhe lutja e nje doktori te ri i cili ndryshe nga te tjere, po lufton per te dhene kontribut ne vendin e tij, nje vend kaq te vuajtur e me kaq mungesa. Edhe pse ka bere disa thirrje, Ministria e Shendetesise nuk i kthen pergjigje dhe nuk merren mesat e duhura per tu shpetuar jeta e njeriut. Kryeministri jone dikur tha se mungojne profesionistet ne vendin tone. Eshte e vertete, por kemi dhe rastin qe kemi profesionistin dhe duart e tij jane te lidhura nga mungesa e mjeteve dhe suportit te duhur. Mendoj se postimi i tij ia vlen te shperndahet dhe te jete nje shembull per te gjithe.

Denoncimi i mjekut:

Kam 5 muaj që kërkoj autoambulanca të reja! Kam 5 muaj që ulëras për pajisje,medikamente dhe mjete! Kam 5 muaj që përpiqem me gjak e djersë për të shpëtuar njerëz! Kam 5 muaj që bëj kërkesa dhe asnjë përgjigje nga ministria! ASNJË! Kam 5 muaj që kërkoj zjarrfikësit nëpër aksidente dhe të shkretët skanë një mjet të saktë! Ku është policia që u lejon adoleshentëve të ngasin makinat? Kam 5 muaj…. Kur duhet të vijë reagimi? Kur të vdes unë? Turp për këtë mosreagim nga të gjithë …./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related