Detaje të reja mbi ekzekutimin e Brilant Martinaj: U vëzhgua nga një automjet me targa sllovene

Date:

- Advertisement -

Më 17 korrik 2022 një atentat me 3 viktima u regjistrua në Fushë-Krujë, ku humbën jetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Teksa kanë kaluar pothuajse 1 vit e gjysmë nga ngjarja e rëndë, detaje të reja po dalin në dritë.

Mësohet se lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, që mbetën viktima të atentatit, janë vëzhguar nga një automjet me targa sllovene. Mëhet e ditur se ky automjet është zbuluar se pasi ishte dërguar për t’u çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë. Gjendur përballë një të dhëne të re lidhur me hetimin, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Sllovenia, informacion shtësë të nevojshëm.

Ndërkohë që nëpërmjet një letër-porosie të dytë kërkon informacion nga Kosova në lidhje me servisin e makinave ku do të bëhej çmontimi i automjetit në fjalë. Nëse identifikohet se kush e çmontoi mjetin dhe kush e dërgoi aty, hetimi mund të marrë një kthesë tjetër.

Kujtojmë që Brilant Martinaj, ishte kushëriri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...