Çfarë e lidh Rafaela Ricën me Alion Hysko dhe pse duhet t’i thërrasë SPAK-u, roli i Suela Tuci në tenderat korruptivë

Date:

- Advertisement -

Për Rafaela Ricën festat e fundvit kanë një rëndësi të veçantë. Keni dëgjuar për korrupsion me tenderat e rrugëve, pastrimit, ilaçeve etj., por ndoshta mund të mos keni dëgjuar për klientelizëm me tenderat e zbukurimit të qyteteve.

Kur vjen puna tek sajimi i tenderave, pushtetarët shqiptarë dhe klientët e tyre, kanë një imagjinatë befasuese.

Rafaela Rica është pronare e disa kompanive, përfshirë edhe kompaninë Iceberg Communication, e cila më parë quhej Iceberg Publicity.

Kjo kompani ka krijuar një lidhje klienteliste me Bashkinë e Durrësit, sidomos me Ndërmarrjen e Rrugëve, që drejtohet nga Alion Hysko.

Ky i fundit sajon çdo fundvit nga një tender me flamur korrupsioni për Rafaela Ricën, për blerje mallra dekori si tullumbace, drita etj.

Me 23 nëntor 2023, Alion Hysko ka firmosur tenderin e radhës për Ricën, me vlerë 120 mijë euro.

Tenderi është paracaktuar me pazar në tavolinë, ku palët dyshohet se kanë ndarë rreth 70 mijë euro.

Oferta fituese është sa 99 % e fondit limit dhe nuk ka pasur garues as sa për fasadë. Pasi merr paratë, Rafaela Rica, shfaqet nëpër udhëtime luksoze, vende ekzotike si dhe ekspozohet në për dreka dhe darka.

Në 1 dhjetor 2022, Alion Hysko i ka dhënë Rafaela Ricës tenderin e zbulurimeve të rrugëve për festa, me vlerë 100 mijë euro, në të njëjtën formë abuzive, me garë, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit.

Në 9 nëntor 2021, Rafaela Rica ka marrë nga Alion Hysko tenderin e radhës për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, me ofertë gati sa fondi limit.

Vetë tenderi ka qenë një dekor. Këtë herë, për të krijuar idenë e garës, formalisht ka marrë pjesë në tender kompania fantazmë Primes Albania.

Kjo kompani anonime është në pronësi të Suela Tucit, e cila në fakt është punonjëse në kompaninë Iceberg Communication të Rafaela Ricës, që ka fituar tenderin.

Suela Tuci është thjeshtë një argate e Rafaela Ricës, e cila është përdorur nga kjo e fundit për në skemën e mashtrimit dhe vjedhjes me Alion Hyskon.

Suela Tucit duhet t’i kenë dhënë ndonjë bakshish.

Ftojmë SPAK dhe BKH që të marrin në pyetje argaten Suela Tuci, e cila është gati të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë. Meqenëse kësaj skeme i doli boja, Rafaela Rica, dy vitet e fundit, i ka rënë shkurt, duke mos u kujdesur më për fasadën.

Rafaela Rica ka nisur të zgjerojë hartën e tenderave me flamur korrupsioni edhe në bashki të tjera, duke futur në thes drejtorët përkatës.

Por, klienti kryesor në ndarjen e parave publike është drejtori Alion Hysko. Ky i fundit ka diktuar me marifete korruptive tenderat e zbukurimit për Rafaela Ricën edhe para festave në vitin 2018, vitin 2019 dhe vitin 2020.

Letrat tregojnë për një skemë të konsoliduar klientelizmi dhe korrupsioni.

Por, aferën më domethënëse Rafaela Rica e ka finalizuar me emblemëm e korrupsionit në Shqipëri, Dritan Agollin, duke ndarë 600 mijë euro pa bërë asgjë, vetëm duke fotokopjuar ca letra./Prapaskena

Burimi i lajmit: https://prapaskena.com/2023/11/29/cfare-e-lidh-rafaela-ricen-e-festave-me-drejtorin-alion-hysko-te-rrugeve-dhe-pse-duhet-ti-therrase-spak-u-roli-i-argates-suela-tuci-ne-tenderat-korruptive/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related