Arrestohet dhëndri që dyshohet se e vrau vjehrrin në Prishtinë

Date:

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar E.B të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit të tij, para dy ditësh në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, njoftoi Ahmeti.

Ndryshe, një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku një person ka therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin) në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur t’i përballoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...