Kush e vrau 14-vjeçaren në Shkup?!

Date:

- Advertisement -

Vanja Gjorçevska, 14 vjeç është gjetur e vrarë. E mitura nga Shkupi ishte shpallur në kërkim prej që prej 27 nëntorit nga familja e saj.

Atë e kanë rrëmbyer duke futur në një makinë pranë shtëpisë së saj teksa po kthehej nga shkolla.

Pranë trupit të pajetë të Vanjës është gjetur i vdekur edhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski. Ky person punonte si berber dhe ishte shpallur i zhdukur që nga 24 nëntori nga familjarë të tij.

Vajza e berberit nga Velesi ka deklaruar se askush nga familja e saj nuk e njihte 14-vjeçaren.

“As babai im dhe asnjëri prej nesh nuk e njihnin personalisht vajzën. Unë jam në stacion policor, nuk di ende asgjë, përveç se babain e kanë gjetur të vdekur, të varrosur. Është hera e parë që dëgjoj nga ju, nga gazetarët, se motivi i vrasjes ishte përfitim interesi. Nuk e kam lexuar njoftimin e MPB-së, por mund të them që babai im nuk ka qenë kurrë pasanik, ndaj nuk e di se çfarë do të thotë termi përfitim interesi. Unë jam në stacion, nuk mund të them asgjë më shumë, sepse nuk kam as detaje”,-ka thënë ajo.

Sipas dyshimeve të para, janë të njëjtët autorë që kanë kryer të dy vrasjet. Policia thotë se vrasjet kanë të bëjnë me trafikimin e organeve nga persona që i përkasin kombësisë maqedonase.

Një mjeti tip “Citroen” është gjetur i djegur pas ngjarjes. 5 persona janë të dyshuar për këtë ngjarje, mes tyre edhe babai i vajzës, teksa njëri prej të dyshuarve është në arrati jashtë vendit.

Bëhet fjalë për Ljupço Palevski Palcon i cili mësohet se disa ditë më parë ishte larguar drejt Turqisë. Emri i tij është përmendur nga të arrestuarit. Ai është sipërmarrës ndërtimi i njohur në Shkup.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related