Ngushtohet rrethi, sa lojtarë mund të marrë Shqipëria në ‘Euro 2024’

Date:

- Advertisement -

Kthim në të kaluarën. Në Kampionatin e ardhshëm Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani, çdo përfaqësuese do të ketë mundësi të regjistrojë vetëm 23 lojtarë, siç ndodhi tre vjet më parë dhe në Botërorin e fundit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit.

24 trajnerët e skuadrave të kualifikuara në eventin madhor të futbollit të verës së ardhshme, do të kenë më pak alternativa për të zgjedhur, dhe rrjedhimisht më shumë dhimbje koke në përzgjedhjen e listave.

“Gazzetta.it” shkruan se vendimi është marrë me rastin e mbledhjes së fundit që u zhvillua në Hamburg në kuadër të shortit të grupeve. Nuk ka mbërritur ende asnjë komunikim zyrtar, por vendimi për të mos zgjeruar skuadrat është marrë.

Nga ana tjetër ky vendim pritet të pasohet me vendime më të vështira për trajnerët, përfshirë dhe brazilianin Silvinjo, i cili do të jetë përballë dilemave se cilët prej lojtarëve do të marrë me vete në Euro 2024. Mes emrave të rrezikuar është ai i Myrto Uzunit, Kejdi Bares, apo Mirlind Dakut, në rast se vendin e tij në formacion do ta zëjë Armando Broja, që rikthehet në kombëtare pas një dëmtimi të gjatë fizik.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Lojtarët e Lille i marrin Edon Zhegrovës qeleshen, nisin të bëjnë shqiponjën pas fitores me Atletikon

Edon Zhegrova është padyshim ylli dhe lojtari kryesor i...

Prokuroria i sekuestroi pronat, kush është Fatjon Murati që synonte të bëhej kampion boksi

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës, lajmëruar se ka...

Si do të ndahen plazhet? Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të...

VIDEO/ Zhegrova e David ia dhurojnë fitoren Lilles ndaj Atletico Madrid, fitojnë Man City e Interi

Lille ka bërë sërish befasinë në Ligë të Kampionëve....