“Lojtarët shqiptarë nuk kanë disiplinë, duan duar të forta”, Atanda flet hapur: Kur mësohen me trajnerin duan të bëjnë çfarë duan ata

Date:

- Advertisement -

Sodiq Atanta ishte i ftuari i radhës i Skënder Gegës në podcast-in e tij “Soccer Talk Podcast”. Mbrojtësi nigerian ka treguar ndër të tjera edhe problematikën e futbollit në Shqipëri, të cilën e krahason edhe me periudhën që kaloi në Izrael. Atanda ka thënë se lojtarët shqiptarë janë të padisiplinuar dhe kanë nevojë për një trajner autoritativ. Sipas tij, kur futbollistët shqiptarë mësohen me një trajner, i neglizhojnë udhëzimet e tij.

“Ka trajnerë të mirë edhe në Shqipëri, por lojtarëve u duhen duar të forta. Kur ata mësohen me ty, kur të njohin ty, duan të bëjnë çfarë të duan ata. Nuk janë të disiplinuar, sidomos lojtarët shqiptarë. Jetoj prej shumë vitesh në Shqipëri dhe e di këtë. Për shembull, ti mund të më japësh udhëzime, por unë si futbollist kam të miat. Nuk ka rëndësi se cilat janë udhëzimet e tua, por duhet t’i ndjek ato të paktën 65% dhe më pas kam idenë time 35%. Mendoj se kjo është më e mira. Nuk ka rëndësi si, trajneri yt është trajneri yt. Ai do këtë mënyrë loje, duhet ta kuptosh, duket ta zbatosh”, ka thënë Sodiq Atanda./Halit Delibashi-Sport Ekspres

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ “Gjithmonë të dy për njëri-tjetrin”, çfarë këshillë ka motra për Bes Kallakun

Ana Kallaku ishte sot në “7pa5” në Vizion Plus,...

VIDEO/ Lojtarët e Lille i marrin Edon Zhegrovës qeleshen, nisin të bëjnë shqiponjën pas fitores me Atletikon

Edon Zhegrova është padyshim ylli dhe lojtari kryesor i...

Prokuroria i sekuestroi pronat, kush është Fatjon Murati që synonte të bëhej kampion boksi

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës, lajmëruar se ka...

Si do të ndahen plazhet? Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të...