Shqipëria në Euro2024, mbi 500€ biletat vajtje-ardhje drejt Gjermanisë

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare këtë vit shënoi një tjetër arritje historike në arenën ndërkombëtare pasi u kualifikua për herë të dytë në Kampionatin Europian.

Turneu gjigant i futbollit europian do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.

Shqipëria në fazën e grupeve do përballet me tre rivalë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia. Por pavarësisht sfidave të forta, Kombëtares nuk do i mungojë për asnjë çast mbështetja e shqiptarëve pasi interesimi për t’i ndjekur nga afër në Gjermani është tepër i lartë.

Por ky interes ka edhe kosto tepër të lartë pasi udhëtimi drejt qyteteve gjermane është goxha i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.

Kjo rritje e biletave duket se ka lidhje të drejtpërdrejtë me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre çmimet janë shtrenjtuar. Pasi për të udhëtuar drejt Italisë në qershor është shumë më lirë, me bileta vajtje-ardhje që mund t’i gjesh edhe me 50 euro.

Rasti konkret është Dortmundi, për të shkuar në këtë qytet në datën 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes së Shqipërisë me Italinë, bileta në vajtje kushton 309 euro dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro.

Ndërkohë që në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.

Dortmundi mbetet i shtrenjtë gjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ “Gjithmonë të dy për njëri-tjetrin”, çfarë këshillë ka motra për Bes Kallakun

Ana Kallaku ishte sot në “7pa5” në Vizion Plus,...

VIDEO/ Lojtarët e Lille i marrin Edon Zhegrovës qeleshen, nisin të bëjnë shqiponjën pas fitores me Atletikon

Edon Zhegrova është padyshim ylli dhe lojtari kryesor i...

Prokuroria i sekuestroi pronat, kush është Fatjon Murati që synonte të bëhej kampion boksi

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës, lajmëruar se ka...

Si do të ndahen plazhet? Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të...