Vrasja e 41-vjeçarit në Fier, fqinjët: Nuk ishte problematik, Zoti e di nga i erdhi

Date:

- Advertisement -

Elton Javori është 41-vjeçari që u ekzekutua paraditen e kësaj të enjte në Fier.

41-vjeçari është vrarë në lagjen “16 Prilli” në rrethana ende të paqarta. Një fqinj i 41-vjeçarit duke folur për mediat tha se ai nuk ishte person problematik.

Më tej ai ka treguar se Javori jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani.

“E njoh pasi rritur me ne. Ky djali ka qenë i mrekullueshëm, i edukuar. Nga i erdhi Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Sa dola nga shtëpia, dëgjova që u vra. Ky ka familjen këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Djalë i shoqëruar”.

Polici ka identifikuar autorin dhe ka ngritur disa postoblloqe në hyrje dhe dalje të qyetetit. Ka dyshime se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Pse Meta u la në burg? Gazetarja Lala shpjegon çfarë ndodhi brenda seancës me dyer të mbyllura

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", dha...

VIDEO/ “Gjithmonë të dy për njëri-tjetrin”, çfarë këshillë ka motra për Bes Kallakun

Ana Kallaku ishte sot në “7pa5” në Vizion Plus,...

VIDEO/ Lojtarët e Lille i marrin Edon Zhegrovës qeleshen, nisin të bëjnë shqiponjën pas fitores me Atletikon

Edon Zhegrova është padyshim ylli dhe lojtari kryesor i...