Talenti shkodran Brajan Gruda bën zgjedhjen e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

Date:

- Advertisement -

Brajan Gruda është një futbollist që ka tërhequr vëmendjen e Silvinjos dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe kjo nuk është çudi, nisur nga fakti se talenti 19-vjeçar me origjinë shqiptare është edhe në radarët e rekordmenëve të Bajern Mynihut.

Madje për ikonën e bavarezëve Tomas Myler, sulmuesi i krahut i cili eshte me origjine nga Shkodra e ka mjaft potencial, por duhet të vazhdojë të punojë.

Gruda luan për skuadrën e Mainz 05 dhe sipas “Sports Bild” ka pasur komunikim me institucionin shqiptar të futbollit. Por media gjermane shkruan se talenti nuk ka interes të veshë fanellën kuqezi dhe shpreson që të marrë një ftesë nga tekniku i Gjermanisë Julian Nagelsman.

Gruda ka luajtur rregullisht me ekipin e Mainz. Këtë sezon në Bundesligë është aktivizuar në total 568 minuta në 11 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist.

Gruda ka luajtur me ekipet zinxhir të kombëtareve të Gjermanisë ndërsa numëron pesë takime me përfaqësuesen Shpresa.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related