Detaje të REJA nga SKANDALI sek*ual në zyrën e Safet Gjicit, i përfshirë edhe ish-kryetari i qarkut të Kukësit!

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja nga vendimi i gjykatës së Posaçme e cila disa ditë më parë, pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, me dyshimet se është përfshirë në korrupsion.

Me të njëjtën akuzë në gjykim shkoi edhe Alma Kaçi. Të dy kërkuan të gjykohen me procedurë të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

Kjo do të thotë se në rast se gjenden fajtor sipas kërkesës së SPAK, ata do të përfitojnë ulje të dënimit. Hetimet për këtë rast nisën në qershor pas publikimit në rrjetet sociale dhe media të një video të xhiruar në ambientet e zyrës së kryebashkiakut, gjatë kryerjes së aktit intim.

Prokuroria thotë se nga hetimet, ka rezultuar një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të një emisioni investigativ, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ, ku Kaçi fliste për këtë filmim.

Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit, për ta dokumentuar. Në pah del edhe emri i Adebin Oruçit, ish-kryetar i qarkut Kukës që sipas Kaçit ai ia ka marrë USB e filmimit me forcë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...