Ahmed Kalaja: Gazetari nga Kosova u tall me Zotin, prandaj e la zemra!

Date:

- Advertisement -

Imami, Ahmed Kalaja, ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj.

Imami shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me zotin.

Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”.

Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.
“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Zini mend! Qoftë mësim për të tjerët! Amin!”, shkruan Kalaja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related