Hapi rrugën e kualifikimit të Çelsit, ja nota dhe vlerësimi i “The Sun” për Brojën: I duhej një gol dhe e gjeti

Date:

- Advertisement -

Armando Broja gjeti golin e dytë me Çelsin këtë sezon, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që shënoi i pari në kualifikimin e Çelsit përballë Priston në Kupën FA.

Ai mori vlerësime nga trajneri Poçetino dhe madje nga shokët e skuadrës, teksa prestigjiozja britanike “The Sun” e ka vlerësuar 22-vjeçarin me notën 7, një nga më të mirët në fushë.

Në vlerësimin e saj, “The Sun” shkruan: “I duhej një gol dhe e gjeti. Punoi shumë me shpinë nga porta, përpara se të shërbehej në momentin final. Goditje e shkëlqyer me kokë dhe ishte vetëm një qime larg golit të dytë”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related