“Mos harro të më sjellësh cigare”, Jul Deda konfirmohet zyrtarisht si banori i parë të Big Brother VIP

Date:

- Advertisement -

Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP3, shtëpisë më të famshme në Shqipëri që pritet të mbajë mbërthyer publikun për muaj me radhë para ekranit.

Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale shkruan se: “Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati. “Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”, përfundon Manjani.

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”

Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”, shkruan Manjani.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related