VIDEO/ 2024 nis “zjarr” për Rashicën, ylli i Kosovën gjen golin e dytë radhazi në kampionat

Date:

- Advertisement -

Milot Rashica po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij. Ylli shqiptar i Kosovës, është shndërruar në protagonist te skuadra e Beshiktashit, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës me bardhezinjtë që triumfuan mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-0 ndaj Karagumrukut të Frederik Veselit.

Rashica shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 65-të pas asistit të Tosun. Ky ishte realizimi i dytë radhazi në kampionat për 27-vjeçarin si dhe goli i katërt në 14 ndeshje të luajtura në kampionat.

Mesa duket viti 2024 do të jetë viti i Rashicës i cili me këto ritme po i jep një dorë të madhe Beshiktashit që momentalisht mban vendin e katërt me 35 pikë. Duket se objektivi i “shqiponjave” këtë sezon është Europa, pasi diferenca me kryesuesit e Fenerbahçes është e konsiderueshme, plot 15 pikë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...