Media e njohur britanike jep lajmin e bujshëm: Çelsi ka vendosur të shesë Armando Brojën

Date:

- Advertisement -

Armando Broja është në shitje dhe Çelsi është gati ta lërë të largohet edhe nëse nuk do të blejë lojtar tjetër për repartin e sulmit në janar. Ky është lajmi i bujshëm që vjen sot nga prestigjiozja “The Athletic”, që bën të ditur se blutë londinezë janë gati t’i japin lamtumirën sulmuesit të Kombëtares shqiptare që në janar.

“Çelsi ka dëshirë të lejojë Armando Brojën të largohet në mënyrë permanente dhe një largim i tij i mundshëm nuk është në varësi të blerjes së një zëvendësuesi nga Çelsi. Ka interes nga disa klube të ndryshme për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fullhem, Uest Hem dhe Ullvërhempton.

Çdo interes për një rekrutim të ri në janar apo në verë, nuk ka lidhje me situatën e Brojës, teksa Kristofer Nkunku pritet të kthehet nga dëmtimi shpejt”, shkruhet në artikullin e portalit të njohur sportiv britanik rreth transferimit të sulmuesit.

Një lajm i tillë, qartësisht hap ankandin për Brojën, me klubet e interesuara që tashmë duhet të bëjnë një propozim konkret për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon të aktivizohet rregullisht. Pak ditë më parë u raportua se Çelsi kërkon 30 milionë paund për shitjen e kartonit të tij, duke frenuar disi interesimin e klubeve të tjera që mendojnë se kjo shifër është shumë e lartë.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...