Përplasi për vdekje “Olsi policin” e famshëm, arrestohet shoferi i kamionit

Date:

- Advertisement -

Ditën e djeshme humbi jetën Oligert Dika, i njohur ndryshe si Olsi polici i riu i famshëm në Tik Tok. Olsi ndërroi jetë pasi u përplas nga një mjet, tek rrethrrotullimi i Treshit, në Tiranë, aty ku dilte shpesh dhe bënte rolin e policit. Sot, një ditë pas ngjarjes, që ndodhi e rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha policia arrestoi shoferin e kamionit.

“Olsi polici” është personazh i njohur në ‘Tik Tok’, pasi qëndronte në rrugë duke mbajtur uniformën e policit, teksa ishte një njeri i dashur për publikun.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë”-njofton Policia.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related