VIDEO/ Bëri me shenjë që të qepnin gojën! Festimi i Uzunit ngre pikëpyetje, arbitri i mohoi golin e fitores

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni e nisi nga stoli përballjen e sotme kundër Las Palmasit. Sulmuesi nga Berati u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, por pa mundur të shtojë emrin e tij në listën e golashënuesëve të takimit. Në fakt, ishin disa centimetra distancë nga mbrojtësi kundërshtarë ato që i mohuan golin mbrëmjen e sotme.

Në minutën e 73-të, kur rezultati shënonte 1-1, Uzuni arrin të shmangë portierin e Las Palmasit dhe ta shtyjë topin në rrjetë. Futbollisti shqiptar feston menjëherë, duke ngritur edhe pikëpyetje me gjestin e tij. 28-vjeçari vendosi gishtin përpara gojës, duke dhënë mesazhin: “Qepeni gojën”! Por festa i ndërpritet në mes, teska sheh anësorin që mban ngritur flamurin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje. Gjithsesi, mënyra që Uzuni zgjodhi për të festuar ka ngritur dyshime se cilit i drejtohet ai mesazh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...