A e vrau vajza të atin? Misteret që fshihen pas krimit të rëndë në Durrës, 5 pyetjet që ende s’kanë përgjigje!

Date:

- Advertisement -

Pas krimit të rëndë në familje të vrasjes dhe groposjes së 50 vjeçarit, Pëllumb Meta, në fshatin Shënvlash të Durrësit ka shumë pikëpyetje për të cilët duhet të marrin përgjigje.

Të gjithë pjesëtarët e familjes Meta ndodhen në komisariat dhe po merren në pyetje pasi dyshohet se krimi nuk mund të jetë kryer vetëm nga 19 vjeçarja student e Gjuhëve të Huaja në Tiranë edhe pse kjo e fundit e ka marrë përsipër.

Policia dyshon se ajo është ndimuar nga anëtarë të tjerë të familjes e të gjithë fshehin krimin që mendohet se ka ndodhur më 10 shkurt.

Vajza nuk ka shfaqur pendesë as në momentin kur sot në mesditë u rikthye në vendngjarje për ti treguar policisë si e kishte vepruar.

Ndërsa gjatë rrëfimit të saj është lënë të kuptohet dhuna fizike dhe psikologjike që babai ushtronte në familje.

Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë’ mësohet të ketë thënë ajo.

thellë çka përsëri është e dyshimtë ta ketë bërë vajza vetë

4. Kush e lëvizi makinë?

Në dëshminë e tyre në polici kanë thënë se babai është larguar me makinë nga shtëpia për në punë dhe nuk është kthyer. Djali ka dëshmuar në polici se babai ka ikur me makinë në datën 10 shkurt por nga kamerat ka rezultuar se makina ka lëvizur në datën 11 shkurt.

Nga hetimet mendohet se makina është lëvizur nga anëtarë të familjes dhe është dërguar në sektorin Rinia ku dhe është gjetur e braktisur.

Po bëhen dhe verifikimet e shenjave të gishtërinjve për të parë nëse ngjarja ka lidhje me djalin e madh Hysen Meta apo persona të tjerë.

5. Ku ndodhet arma?

Pëllumb Meta ka marrë 4 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Ende nuk është gjetur arma. Vajza ka deklaruar se armën e ka hedhur buzë detit.

Policia ka dyshime dhe tek pretendimi i vajzës se krimin e ka kryer se ati donte ta martonte me një emigrant në Itali pa dëshirën e saj.

Ata po hetojnë intensivisht për ta zbardhur dhe misteret që fshihen pas krimit për të cilin një vajzë vetëm 19 vjeçe ka pranuar ta marrë përsipër.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...