A ka futboll ne Shqiperi, apo mendoni njejte si Artan Hoxha qe kampionati eshte i “rregulluar” qe ne fillim…

Date:

- Advertisement -

Postimi nga gazetari Artan Hoxha pas ngjarjes se sotme ne futbollin shqiptar:

Ja thashe more ja thashe, po kujt ja thashe…
Aty nga fillimi i vitit, i ftuar në Procesin Sportiv, thashe me ze e figure, se ky kampionat, sido qe te shkoje, eshte i “rregulluar” qe në fillim…

VIDEO nga postimi i tij origjinal

Mu merziten tifozet e Tiranes dhe deri te dielen e kaluar, me ngacmonin, hemo ku je?
Ti ke inat Sulltanin prandaj flet keq per te…
🤣🤣🤣🤣
Çuna, e mirekuptoj inatin tuaj, por e verteta eshte e hidhur.
Une nuk kam inat askend, jam njelloj si ju, dashamires sporti dhe konsumator futbolli…
Padrejtesite, hilete dhe trukimet nuk i honeps dot, ndryshe stadiumet tona do te mbeten bosh ashtu si kane mbetur…
Eksperienca me ka mesuar, se kur thua te verteten, ben shume armiq.
Por jam mesuar ta them ate dreq të vertete sado e madhe te jete kostoja…
Mund te “komplimentoja” Sulltanin dhe kampionatin e tij.
Nuk do me dilte keq.
Do kisha bileta VIP në ndeshjet e kombetares, do te udhetoja falas si koleget e mi në ndeshjet jashte vendit me avionin e kombetares, do te qendroja në hotelin e kombetares pa para dhe do haja ndonje dreke a darke qyl nga Sulltani apo shoqeria e tij.
Në fakt kam zgjedhur te kunderten, te them te verteten e hidhur dhe te bej si çdo tifoz i thjeshte i ketij vendi te varfer.
Sulltani i ka blere politikanet te ne.
Ka blere njekohesisht edhe qeverine edhe opoziten.
Keni pare njeri nga ata larte, ta zene me goje?!
Mandatin e gjashte e mori si opozitar, qe po e sulmonte qeveria.
Fushaten elektorale e beri si pushtetar me kryeministrin, duke inauguruar stadiume 30 mije vendeshe vetem në 3D, në Korçë, Durres apo Vlore.
Paté njeri nga opozita ti thoshte gje???!!!
Sulltani ka blere mediat, specialistet, moderatoret e emisioneve politike dhe sportive, u vendos te ftuarit dhe u sponsorizon edhe panelin.
Prandaj ka mbetur vetem ndonje ze i lire, jashte sistemit, te thote ca te verteta, qe te tjeret nuk guxojne t’i prekin…
Gjithsesi ka mbetur dhe nje ndeshje, endra jane, ben vaki dhe s’dalin….

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...