“Ajo ka dalë nga shkolla duke qarë”, vjehrri i 18-vjeçares: Kishte xhelozi nga shoqet

Date:

- Advertisement -

Bruna Myzeqari është 18-vjeçarja që një ditë më parë i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

18-vjeçarja ishte në vitin e fundit të gjimnazit dhe 25 ditë më parë ishte fejuar me 24-vjeçarin Entilio Drajçi, me të cilin ishte e lidhur prej dy vitesh.

Prindërit e djalit, i cili është shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë thonë se vajza ka patur probleme në shkollë dhe ka dalë duke qarë.

Arben Drajçi, vjehrri i vajzës thotë se shkaktarët e ngjarjes janë persona të tjerë dhe jo djali i tyre. Për mediat, ai tha se vajza ka dalë nga shkolla duke qarë, duke mos ditur shkakun e gjendjes së nuses së djalit.

Ai tha se ditën që ndodhi ngjarja vajza ka qenë në shkollë, por kjo që konfirmohet nga disa, ndërsa mësuesit e mohojnë.

“Këtu është mbajtur mirë, edhe familja e saj e di dhe nuk janë në kundështim për këtë. Mendojmë që 90% vjen nga shkolla. Ditën që ka qenë në shkollë mësuesit thonë se nuk ka qenë, disa thonë që ka qenë. Ajo ka qenë në shkollë, ne e dimë. Ajo ka vepruar nga xhelozitë e shoqeve. Presion nga kjo shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ajo ishte një person i mbyllur, nuk shprehej. Mendoj që ditën që ka ndodhur kjo, vajza ka dalë nga shkolla duke qarë. Kështu na kanë thënë. Ajo i shkrojti ccunit i tha hajde më merr, shkoj e mori. Sa doli të pijë një kafe me vëllain dhe kushëririn, ajo i shkrojti që piva kokërr. Të kishte presion nga ne nuk do i thoshte ccunit hajde më merr”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...