Akuzohet për vrasje, arrestohet Elton Ziu, 33 vjeç në Britani

Date:

- Advertisement -

Është arrestuar për vrasjen e Tomasz Waga një shtetas me origjinë nga Shqipëria. Ky i fundit i identifikuar si Elton Ziu, 33 vjeç, ishte një nga të arrestuarit pasi Waga u dhunua për vdekje, ndërsa grabiti një fabrikë kanabisi në Cardiff.

Shqiptari shkoi në Londër në Cardiff më 28 janar 2021, me Carl Davies me plane për të hyrë në fabrikën e Newsport Road ku kishte bimë me vlerë 120,000 £. Ziu i tha policisë se kishte hyrë ilegalisht, duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni.

Anëtarët e bandës Josif Nushi, 27 vjeç dhe Mihal Dhana, 29 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e Waga dhe u dënuan me burgim të përjetshëm. Ndërkohë kopshtari Hysland Aliaj, 31 vjeç, i cili zbuloi Waga-n në fabrikën e kanabisit, u shpall fajtor për “vrasje nga pakujdesia”.

Pas arrestimit, mësohet se Ziu ka pranuar se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, në pjesën e pasme të një kamioni.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related