Alarm për Cikalleshin dhe Dakun, Manaj me 8 gola në 13 ndeshje po i jep sinjale Sylvinhos

Date:

- Advertisement -

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij pas transferimit në Sivasspor, kampionatin turk.

Pas mbi pesë muajve si lojtar i lirë nga Watford, në gusht të këtij viti gjeti një “shtëpi” të re në Sivasspor.

Kjo lëvizje doli të ishte e duhura për të, pasi Manaj po shkëlqen në këtë edicion të ri të garave, duke qenë njëri ndër lojtarët më në formë të ekipit.

26-vjeçari ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon ku 3 prej tyre erdhën ndaj Trabzonspor dhe Fenerbahce.

Kjo formë e tij e mirë padyshim qe nuk mund të kalojë pa rënë në sy të stafit të trajnerëve të kombëtares së Shqipërisë.

Megjithëse konkurrenca për një vend në kombëtare është e ashpër, UEFA ka vendosur që për këtë turne të thirren vetëm 23 lojtarë dhe jo 26 siç ka qenë më parë, duke e bërë kështu procesin e përzgjedhjes më të vështirë për trajnerin Sylvinho.

Me tetë gola të shënuar, Manaj po shfaqet si sulmuesi më në formë i Shqipërisë. Pas tij vjen Ernest Muçi me shtatë gola, duke i dhënë shpresë për një vend në ekipin kombëtar.

Nëse vazhdon këtë formë të shkëlqyer, me shumë mundësi do të përfshihet në ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani. /albeu.com/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Zhegrova e David ia dhurojnë fitoren Lilles ndaj Atletico Madrid, fitojnë Man City e Interi

Lille ka bërë sërish befasinë në Ligë të Kampionëve....

VIDEO/ Zhegrova fenomenal, ylli i Kosovës i shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit

Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në...

VIDEO/ Gooool! Edon Zhegrova shtang Atletikon e Madridit, gol spektakolar nga distanca

Edon Zhegrova vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij....