Alda Nikolli akuzoi Nuredin Dumanin se do i vendoste gjobë, Interpoli lokalizon dhe prangos “Dakun” në Spanjë

Date:

- Advertisement -

Policia e Shtetit përmes një komunikate ditën e sotme njoftoi se është arrestuar në Spanjë 47-vjeçari nga Vlora, Leonard Luzi, i cili mban dhe mbiemrat Zejno dhe Sejno, teksa ndryshe njihet me nofkat si “Nard Çami” ose “Daku“.

Arrestimi i Dakut u bë përmes një bashkëpunimi me Interpol Tirana dhe Interpol Madrid. Daku ishte shpallur në kërkim prej një viti pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve të parandaluara në Vlorë, ajo e Inez Hajrullës i njohur me nofkën “Sakati” dhe Ervis Matodashajn i njohur me nofkën “Qorri”.

Sipas hetimeve, për të kryer këtë vrasje, Luzi kishte rekrutuar vrasësin me pagesë Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” për të vrarë këta dy shtetas në qytetin e Vlorës.

Në dosjen hetimere thuhet se “Shkodrani” do të paguhej 500 mijë euro në total, nga 250 mijë euro për secilin, për të vrarë “Sakatin” dhe “Qorrin”.

Por vrasjet nuk arritën të kryheshin pasi Amarildo Nikolli alias Xhanej u arrestua me pistole me fishekë në fole, gati për qitje, teksa më pas ai u kthye në të penduar të drejtësisë.

E habitshme është se “Daku” që policia tha se u arrestua sot, e përmendi Alda Nikolli, motra e Gjovana Nikollit, e dashura e Amarildo Nikolli alias Xhanej.

Dy motrat janë vendosur në qendër të vëmendjes prej disa ditësh, pas tritoli të vendosur në banesn e tyre me qira në Elbasan ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar.

Alda Nikolli përmes një interviste për Top Channel tregoi se si Nuredin Dumani është autori i tritolit, si ai vazhdon të bëjë ligjin nga burgu duke vazhduar aktivitetin e tij kriminal pa u shqetësuar.

Ajo tregoi se Dumani i vendos gjoba njerzve, dhe një prej tyre ishte “Daku” Leondar Luzi që u arrestua sot, ku sipas saj nuk e pagoi dot sepse u arrestua nga policia.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vërë. Kishte një kompjuter. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, – shprehet ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related