Alkool e takime pa limit në qelitë e ‘luksit’, Burgu i Durrësit parajsa e të burgosurve VIP

Date:

- Advertisement -

Imagjinoni net luksi në një dhomë të përshtatur për nevojat dhe dëshirat e tua…

Alkool, arredime preferenciale, takime e muzikë. Tani imagjinoni që kjo të ndodhë brenda një burgu. Dhe e gjitha brenda një godine paraburgimi, aty ku një i dyshuar pret të marrë vendimin nëse do vijojë të qëndrojë në ‘qelitë e luksit’. Nëse do të hidhej në një bast të madh publik, me siguri pjesa më e madhe e ne vdekatarëve të zakonshëm do t’u luteshim gjykatësve tanë të bënin drejtësi e të na linin të vijonim ‘vuajtjen’ tonë. Por për ‘ata’, të pushtetshmit ‘brenda e jashtë’, një qeli e tillë është haku që u takon për statusin e tyre.
Tani imagjinoni burgun e Durrësit, në Shqipëri ku standardet zor se kapen në çerdhe, kopshte e shkolla publike, të shndërruar në një institucion luksoz për të burgosurit VIP. Sigurisht me asistencën e kupolës drejtuese, e cila jo shumë kohë më parë lejoi një skuadër punëtorësh të bënin punime në këtë burg për të përshtatur shumë ambiente sipas preferencave të disa të burgosurve.

Sot shumica e tyre nuk ndodhen më në dhomat e personalizuara, por deri dje pasdite, sipas burimeve që flasin për Zërin, ata jetonin në ambiente të arreduara sipas dëshirës, me dhoma të ndara, shumë alkool e takime pa limit.

Ky burg, i cili u ndërtua në vitin 2007, si një nga institucionet e paraburgimit më modern në vend, ka ‘strehuar’ politikanë si ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë Alfred Beleri, ish kryetari i Fushë Arrësit, Fran Tuci, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-drejtori i forcave Operacionale, Oltion Bustri, etj.

Që prej ditës së djeshme të gjithë janë transferuar në Burgun e Fierit, ku me shumë gjasë do të vuajnë më shumë se izolimin, kushtet e ‘papërshtatshme’ për ta./ZËRI

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Si më le vetëm o vëllaçko?”, motra e Emilijanit në lot: Ma dogje zemrën!

Emiljan Pine është 37-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar...

Shtëpia molla e sherrit, korçari vrau 40-vjeçarin dhe më pas veten

Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen...

VIDEO/ Muçi driblon dy kundërshtarë dhe i jep mundësinë Rashicës për të shënuar, rasti i humbur nga sulmuesi shqiptar

Beshiktashi është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Turqisë....

Sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Dy ditë më parë, një aksident i rëndë ka...