Ankohet hoteli në Shëngjin: “Pushuesi nga Kosova më vodhi Tv Smart, e futi në qese dhe iku me vrap”

Date:

- Advertisement -

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në një hotel në Velipojë, ku një pushues nga Kosova ka vjedhur një televizor Smart dhe është larguar me shpejtësi nga hoteli në orën 6 të mëngjesit.

Pronarët e hotelit kanë treguar për JOQ ALBANIA se pushuesi kishte rezervuar për të qëndruar katër netë në hotel, por qëndroi vetëm tre. Ai kërkoi të merrte mbrapsht pagesën për një natë që nuk e shfrytëzoi, por pasi kjo kërkesë iu refuzua, ai vendosi të marrë me vete një televizor Smart.

Ata thonë se pushuesi nga Kosova me iniciale E.B e ka fshehur televizorin në një qese të zezë dhe është largua me vrap nga hoteli.

Pas këtij incidenti, pronarët kanë kontaktuar me pushuesin i cili ka pranuar vetë vjedhjen përmes një bisede në WhatsApp, ku ka shpjeguar edhe arsyet e veprimeve të tij.

Stafi i hotelit ka njoftuar autoritetet lokale për incidentin, por automjeti ka dalë jashtë kufirit të Shqipërisë.

Ata thonë se problemi nuk qëndron te vlera e televizorit të vjedhur, por gjesti.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje si jeni…pushuesi nga kosova me targe SC..UU..15 E.B. Vjedh nje smart tv e iken me vrap nga hoteli ne 6 te mengjesit

Po mundet ta publikoni. Ja duket e ka fut ne qese te zeze e iken me vrap. Normal e ka pranuar vete. Ja biseda

Kishte paguar 4 nete Qendroj 3 nete e donte leket per 1 nate Djali sja kish dhene E mori tv e iku Ja biseda Watsap

E denoncuam ne polici po ishte vone Kishte kaluar kufirin kjo targe na thane Po te veprimet qe bejne

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...