Arrestimi i Noizyt dhe DJ të tij, Policia informacion zyrtar: Do ekstradohen drejt Kosovës

Date:

- Advertisement -

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy dhe të Dj Crax, Bahtjar Bajraktari.

Në njoftim thuhet se Fast Albania bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi Noizyn dhe Dj e tij, të cilët ishin në kërkim nga Policia e Kosovës.

Po ashtu në njoftim thuhet se kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Noizy është arrestuar në Shëngjin bashkë me DJ-në e tij teksa po shkonin për të performuar në një klab në Shëngjin.

Noizy akuzohet dhe dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj një “Tik-Tokeri” në Kosovë, në qytetin e Pejës. Organi i akuzës dyshon se këngëtari ka ushtruar dhunë duke dëmtuar keq fizikisht personin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related