“Asnjë shpërblim”, reagimi i fuqishëm i Luiza Gegës: E di për çfarë më vjen keq?

Date:

- Advertisement -

Kampionia Luiza Gega, është pa diskutim atletja më e famshme e të gjithë kohërave në Shqipëri, krenaria e sportit shqiptar.

Pavarësisht emrit të madh që përfaqëson, dhe asaj që ka dhënë për Shqipërinë, Gega shprehet se ka marrë shumë pak, ka marrë shumë më pak se sa i takon,

Përmes një reagimi në rrjete sociale, kampionia e evropës ka reaguar me anë të një statusi, duke i bërë thirrje ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që të marrë shpërblimet që i takojnë.

Gjithashtu, Gega shprehet se nuk i është dhënë asgjë falas, përveҫ asaj që i takon dhe që e ka fituar me forcat e saj.

“Kam gjithë jetën time që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgjë të falur”, shprehet Gega.

Reagimi i plotë:

“Sot e nisëm ditën me doping control. Në fakt shumë po shumë ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë të mëngjesit je i detyruar të bësh gjak dhe urinë. Kam që në 2023 që jam në këtë sistem dhe më pëlqen fakti sepse vërtetë dua t’u tregoj qëoftë të gjithë sistemeve apo qoftë dhe të rinjve që gjërat e mëdha arrihen dhe duke punuar fort.

Dhe me gjithë respektin nuk ka asnjë sportist në historinë e Shqipërisë të ketë kryer kontrolle aq sa kryej unë brenda gare & jashtë gare. Dhe si për çudi dje marr vesh që ministria e Arsimit dhe Sportit nuk më jep shpërblim për një aktivitet ku nuk paska patur kontroll, ku sportistën nuk e dinë nëse ka apo s’ka kontroll, por detyra jonë është të jemi gati sa herë na kërkojnë për të bërë kontroll.

E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën time që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgjë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur.

Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit & nuk do ta lë me kaq”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...