Autoritetet shqiptare dështojnë me Durim Bamin, lirohet nga gjykata në Dubai

Date:

- Advertisement -

Durim Bami, i cilësuar si një nga eksponentët kryesor të krimit shqiptar dhe i kërkuar nga drejtësia për disa ngjarje të rënda kriminale, nuk do të ekstradohet. Një gjykatë në Dubai ka urdhëruar dje lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia.

Lajmin e konfirmon gazetari Artan Hoxha, i cili thotë se pas 60 ditësh nga dita e ndalimit dhe bërja publike me bujë në Shqipëri, Durim Bami është liruar.

I cilësuar si “i forti i Niklës”, ai ka arritur të fitojë betejën me autoritetet shqiptare, të cilat ashtu si edhe në rastet e mëparshme, kanë dështuar të ekstradojnë nga “Perla e Gjirit” shtetas të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme.

“Arrestimit i Bamit u cilesua nje sukses i madh dhe autoritetet shqiptare, kryesisht SPAK, Ministria e Brendeshme dhe Ministria e Drejtesise, te cilat premtuan se do te kryenin te gjitha levizjet per ta ekstraduar Bamin nga Dubai, qofte edhe duke tentuar deportimin e tij”, shkruan Artan Hoxha.

Megjithatë, pavarësisht lajmeve të bujshme në Shqipëri, Durim Bami tashmë është lënë i lirë dhe vazhdon i qetë jetën në Dubai, ashtu si gjithë personat e kërkuar globalisht, të cilët shkojnë në Emirate për shkak të mungesës së një ligji ekstradimi.

“Mesditen e se henes me 12 gusht 2024, fiks 60 dite pasi gjykata e Dubait kishte vendosur arrestin me burg per Durim Bamin, e njejta gjykate urdheroi lirimin e tij te menjehershem.

Prej dites se djeshme Bami eshte i lire ne qytetin e Dubait ku do vazhdoje te jete “i paekstradueshem” per autoritetet shqiptare pavarsisht hetimeve qe kryhen ne ngarkim te tij nga SPAK dhe urdher-arrestit nderkombetar te leshuar nga Interpol, i cili mbetet ne fuqi”, vijon gazetari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...