“Baballarët e sotëm janë prishur nga mendtë”, Ola Bruko: Burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas!

Date:

- Advertisement -

Gazetarja Ola Bruko ditët e fundit ka qenë si asnjëherë, kryefjalë e mediave rozë.

Ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie me Endri Priftin, këngëtarin korçar i cili bashkë me të vëllain janë prej kohësh pjesë e emisionit të saj televiziv.

Ola Bruko ka qenë e martuar me Andi Papaproko, babi i dy fëmijëve të saj.

Ndërkohë sot, e ftuar në “Shije Shtëpie”, Ola Bruko shprehet se kohët moderne kanë shkaktuar një ndryshim jo të mirë te baballarët pasi duket sikur “i kanë prishur pak nga mendtë” dhe “i vret e mira”.

Përsa i përket burrave korçarë, moderatorja shprehet: Thonë se burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas, nuk e di tani…

Ola Bruko: Unë kujtoj për shembull, e vogël, kujtoj gjyshin tim i cili ishte shumë autoritar, kur hynte ai në shtëpi, ishte ushtarak, nuk pipëtinte miza aty. Kur flinte ai gjumë në drekë, s’bëhej fjalë të ngrihej zëri. Ama, ishte po ky autoritari i cili fshinte pluhurat, i cili na mësonte ne të vegjëlve se si të qëndronim pranë gjyshes që të mësonim të gatuanim e të tjera me radhë. Ndihmonte jashtë mase shumë në shtëpi. Ky është gjyshi nga mami.

Kujtoj gjyshin nga babi tani i cili ishte gjithashtu i butë, jo me autoritetin e një ushtaraku po prapë me autoritetin e kryefamiljarit i cili më ushqente mua me vezën ‘rufiqkë’ i themi ne nga Korça, po ashtu vëllain tim, fshinte shtëpinë, lante rrobat se në atë kohë s’kishte lavatriçe.

Katerina Trungu: Mos janë nga Korça kështu se shumë kam parë që nga Korça i bëjnë punët e shtëpisë…

Ola Bruko: Po kështu thonë, që burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas, nuk e di tani.

Katerina Trungu: Më ka qëlluar që shumë burra të Korçës bëjnë punë në shtëpi.

Ola Bruko: Në fakt të dyja familjet, mamin edhe babin i kam nga Korça, kështu që ndoshta, nuk e di.

Katerina Trungu: Ndoshta ndikon deri diku.

Ola Bruko: Pastaj kujtoj babin tim, i cili më lante, më krihte, merrej me mua, kujdesej, më mësonte shkronjën e madhe të shtypit, ishte aty prezent me mua gjithë kohës. Jo mami, ka qenë babi. Mami punonte, babi punonte gjithashtu por ai ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj ecurisë tonë qoftë në shkollë, qoftë në shtëpi, fjetja me orar e të gjitha këto me radhë.

Baballarët e ditëve të sotme, me thënë të drejtën unë nuk i shoh prezent në shtëpi. Është prezent më shumë gruaja, e cila gjithashtu punon si ata, nga mëngjesi në darkë./klan

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...