Bashkë me burrin e saj ndihmuan shqiptarin Faton Hajrizin të arratisej, arrestohet blogerja serbe

Date:

- Advertisement -

Pas ekzekutimit të Faton Hajrizit, policia serbe ka arrestuar blogeren e famshme Ivana Radovanoviç. Ajo u arrestua nën dyshimin se, së bashku me bashkëshortin e saj, Zoran, kanë ndihmuar Hajrizin për t’u arratisur. Hajriz akuzohet për vrasjen e policit serb Nikola Krsmanoviç dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav Iliç në Loznica.

Zoran Radovanoviç, bashkëshorti i Ivana-s, është i njohur për policinë, pasi më parë ishte dënuar me tetë vjet burg nga Gjykata Speciale në Beograd për trafik droge, por ai u arratis dhe kishte një urdhër arresti. Gjatë arrestimit të tij, ai kishte me vete dokumente të falsifikuara, dhe taksisti që drejtonte Hajrizin tha se ai e kishte udhëzuar të shkonte te Marko Markoviç, i cili ka një hotel në Bijeljina.

Ministri serb Ivica Daçiç deklaroi se po hetohen edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar Hajrizin të arratisej. Daçiç theksoi se policia nuk do të tregojë mëshirë për askënd, veçanërisht për serbët që kanë marrë pjesë në këtë akt. Ai përmendi se po hetohet edhe një person i tretë, një serb me shtetësi sllovene, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në arratisjen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi...

“Koncepti i gabuar për tradhtinë” Dajana Shabani: Kush kapet është amator

Mbremjen e djeshme në “D-Night”,tema ngacmuese ishte se çfarë...