“Benzi CLK” u përplas me një pemë, 24-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Date:

- Advertisement -

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të dielën në Itali.

I riu shqiptar i identifikuar si Qerim Gjepali po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Mercedes CLK” kur humbi jetën. Ky automjet drejtohej nga një 23-vjeçar shqiptar i cili mbeti i plagosur së bashku me një 19-vjeçar rumun.

Makina e të rinjve u përplas me një pemë dhe i riu shqiptar, pasagjer në sediljen e parë nuk mundi të mbijetonte. Autoambulancat bënë transportimin në spital të dy të plagosurve të tjerë, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tri hipotezat për këtë aksident tragjik janë: defekt teknik i mjetit, problem shëndetësor i shoferit ose manovër e papritur për të shmangur një pengesë në rrugë.

Qerim Gjepali kishte lindur në Durrës më 19 dhjetor 1998 dhe që prej vitit 2016 jetonte në Massa Lombarda bashkë me familjen e tij. Lajmi për vdekjen tragjike të tij u përhap me shpejtësi në komunën e Ravenna-s pasi shqiptari ishte tepër i njohur.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...