Atalanta është një nga historitë e bukura të suksesit se si mund të rritet një klub futbolli. Bergamaskët, përpos rezultateve pozitive, kanë ngrohur tifozët edhe me lojën e bukur dhe sulmuese që kanë zhvilluar në vitet e fundit. Por sipas Papu Gomezit, çelësi i suksesit nuk është sulmi. Ish-kapiteni i Atalantës ka deklaruar se ekipi i Gasperinit ka një mbrojtje shumë të fortë. Ai gjithashtu ka vlerësuar pozitivisht rritjen e Berat Gjimshitit ndër vite.
“Të gjithë flasin për sulmin, por ata kanë një mbrojtje shumë të fortë. Hien është shumë i fortë, Kolasinaci gjithashtu. Gjimshiti është rritur eksponencialisht, portiere është i mirë, Ruxheri bën punën e tij, Xapakosta është kthyer në një tren që kur u kthye në Bergamo”, ka deklaruar Papu Gomezi./Sport Ekspres/