Brajan Gruda mund të jetë në listën e Shqipërisë për EURO24, talenti i rrallë i Bundesligës nuk shfaqet në Gjermani

Date:

- Advertisement -

Një lajm fantastik vjen nga Gjermania. “Pancerat” kanë publikuar të parët listën e lojtarëve që do të kenë me vete në turneun që e presin, Euro24. Brajan Gruda mungon në të, por sa shanse ka që t’i bashkohet Shqipërisë?

Padyshim që mungesa e tij në listën e Gjermanisë e afron gjithmonë e më shumë këtë lojtar me pjesëmarrjen në Europian me Shqipërinë. Vetë Silvinjo e ka takuar këtë lojtar disa kohë më parë dhe sinjalet e tjera pozitive kanë ardhur prej tij, teksa ndjek FSHF dhe Armando Brojën në Instagram.

Gjithashtu klubi i Mainz ka lënë një koment në një prej fotografive të Grudës, duke thënë: “Së shpejti”, për të paralajmëruar një shfaqje të rëndësishme të Grudës, që mund të nënkuptojë turneun prestigjioz të Europianit. Vlen për t’u theksuar se në ndeshjen e fundit të Mainz kundër Dortmundit, Gruda ishte më i miri i takimit dhe portieri i Mainz tha: “Nuk kam parë kurrë një 19-vjeçar si Brajani”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...