Bukëshkalë, atdhemohuese…patriotët e rrjetit me fjalor analfabetësh

Date:

- Advertisement -

Komentues anonimë të disa rrjeteve sociale kanë shpërthyer në akuza, madje edhe fyerje për Rita Orën.

Disa u bëjnë thirrje autoriteteve në Prishtinë t’i heqin titullin honorifik si ambasadore e Kosovës, të tjerë pasi përflasin ‘etjen’ e saj për para, shtyhen në teori konspirative se paska bërë pazar me shovinistët serbë, ka të tjerë akoma që, s’u peshon shumë, i bien shkurt dhe e quajnë të përdalë.

Gjithë kjo histeri ‘patriotike’ shpërtheu ngaqë para dy ditësh, në një festival në Hungari, këngëtarja e famshme u pa tek këndonte me një flamur serb në dorë.

Siç e shpjegoi vet shqiptarja me famë botërore, kjo sekuencë s’ishte veçse një keqkuptim: një fans nga rreshtat e para i kishte hedhur një flamur serb që, nën dritat e skenës dhe në vrullin e interpretimit, këngëtarja e kishte pandehur flamur hungarez.

Gjithsesi flamuri serb, si gjithë flamujt e kombeve, meriton trajtim dinjitoz se simbolizon vlerat dhe aspiratat e një populli të tërë dhe s’mund të barazohet me gjenocidin dhe gjakderdhjet e millosheviçëve.

Po, kur është fjala për propagandë e poza atdhedashurie, patriotët e rrjeteve sociale nuk të falin asnjë grimë, zerojnë brenda sekondës gjithë kontributin e Rita Orës për popullarizimin në rrafsh botëror të Kosovës dhe të vlerave shqiptare dhe sulen ta shpallin bukëshkalë e atdhemohuese.

Dhe të gjithë këtë, shumica e bëjnë me një shqipe të varfër e të përçudnuar, mbushur me lajthitje, fjalor e sintaksë analfabetësh.

Kaq e sakatuar është gjuha në të cilën i shkruajnë komentet, saqë të vjen t’u kthehesh: po qe se do i donit kaq shumë vlerat shqiptare, do kishit shpenzuar pak kohë dhe mund për ta mësuar këtë të uruar shqipe.

Ta përdorësh gjuhën amtare si këta është si ta nxjerrësh nënën në publik veshur si zhelane!

*Marrë nga profili në Facebook i autorit Çapajev Gjokutaj

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...