“Çyrbja është viktimë e MAFIAS”, debat i fortë në studio, avokati: E kanë rrahur në zyrë! Kur mafia të vë pistoletën në kokë, do i shërbesh…

Date:

- Advertisement -

Avokati Kujtim Cakrani ka patur një debat të nxehtë në studion e emisionit “Breaking” me Dafina Hysën, teksa po diskutonte për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

Ky u fundit u prangos me urdhër të SPAK pasi rezultoi i implikuar me grupin kriminal të Avdylajve, duke i ndihmuar në disa raste t’i shpëtonin drejtësisë, teksa ata e kishin ndihmuar të siguronte votat për të dalë deputet.

Por avokati Cakrani pretendoi se Çyrbja ka qenë viktimë e këtij grupi kriminal dhe ka vepruar jashtë vullnetit të tij, pasi është kërcënuar.

Ai tha se në të paktën dy raste, Çyrbja është kërcënuar nga grupet kriminale, madje shtoi se në një episod e kanë rrahur në zyrë.

“Mafia sot në Shqipëri është si Ndragheta, njerëzit e pastër që ka rreth vetes i bën senatorë, guvernatorë, kryebashkiakë, deputetë… Zoti Çyrbja është viktima e gjithë kësaj historie. Ai është kërcënuar në dy raste nga mafia. Ai është viktima, ka bërë veprime jashtë vullnetit të tij. Kur të vënë pistoletën te koka, je i detyruar t’i shërbesh mafies.

Ti je pronar apo unë? Unë jam pronar, nesër më vjen Edi Rama me VKM dhe më merr tokat. Në Shqipëri ka mafie, dhe në një vend që ka mafie politikanët diktohen nga mafia. Ai është viktima e të gjithë grupeve të strukturuara kriminale që e kanë marrë peng. Ai është një viktimë e kësaj historie, i kanë shkuar në shtëpi natën, i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë rrahur”, deklaroi avokat Cakrani në Top News.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...