Deklarata e Saimir Kodrës: Janë dhënë para për të mbyllur historinë e kopshtit

Date:

- Advertisement -

Saimir Kodra, bashkëdrejtuesi i emisionit investigativ “STOP” në TV Klan, është shprehur mbrëmjen e kësaj të enjteje se për ngjarjen e rëndë që ndodhi në kopshtin “Stinët”, janë dhënë para qe ajo të mbyllet si histori.

“Më habit fakti se si prindër që janë në këtë kopsht nuk tregojë rastet e tjera. Janë paguar para për të gjithë këtë histori. Dikush aty brenda më ka bërë mesazh ulëritës “a mund të hahen lekët për një frakturë të një fëmijë 3 vjeçar?”, domethënë që është brenda kësaj skene dhe kësaj historie”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kodra ka pranuar se janë paguar para te personat përgjegjës që duhet të kontrollonin veprimtarinë e kopshtit, në mënyrë që ai të vijonte aktivitetin.Madje, autoritetet kanë “mbyllur sytë” përballë një institucioni arsimor pa licensë.

“Kjo ndodh sepse marrin para. Gjithë këto struktura që sot duhet të ishin shkarkuar personat, kanë marrë para dhe e kanë lënë atë. Pra, ne këtu që jemi të rreshtuar për të paguar taksa e tatime, tatohemi me kënaqësinë më të madhe që të paguhen këta njerëz që sot duhet të ishin shkarkuar, që marrin para në dorë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Saimiri tha se ka hapur një llogari në “GoFoundMe” për të ndihmuar familjen e vajzës dhe vetë tre vjeçaren për t’u rikuperuar, duke apeluar që të gjithë të kontribuojnë me aq mundësi sa kanë.

“Vajza do të ketë, për fat të keq, një rrugë të gjatë rehabilitimi, jo vetëm kockor por dhe fizioterapi e gjëra të tjera. Për këtë arsye, përfitoj nga rasti, kam hapur një llogari GoFund në mirëkuptim të plotë me llogarinë bankare të nënës së vajzës, për ta ndihmuar sepse kostot sipas ekspertëve financiarë dhe atyre që janë të fushës, do jenë tmerrësisht të mëdha.

Pa llogaritur, që njëri nga prindërit, në këtë rast nëna, duhet të rrijë minimalisht 1 vit me vajzën pa punuar. Pra tani babait i bie që të bëjë 3 punë”, u shpreh Saimir Kodra.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Hutohen përdoruesit e Google Maps, çfarë është ishulli misterioz “i nxirë” në hartë

Google Maps ka fshirë plotësisht një ishull dhe kaq...

Moderatorja e Showbiz do t’i bëjë Vettingun doganierëve

Nga kamerat e dritat e televizionit në ato të...

VIDEO/ Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një perormancë të shkëlqyer...

VIDEO/ Reali është shumë i fortë për ekipin e Kumbullës, madrilënët i shënojnë 4 gola Espanjolit

Reali i Madridit ka marrë një fitore të thellë...