Detaje nga vrasja e shqiptarit në Britani, Xhovan Papaj u masakrua 16 herë me thikë

Date:

- Advertisement -

Në dhjetor të viti 2021, shqiptari Xhovan Papaj, 25 vjeç u qëllua për vdekje nga disa persona pas një sherri në Britani të Madhe. Ai u qëllua për vdekje mëngjesin e së shtunës në Kent, më 4 dhjetor në një fermë kanabisi. Lidhur me ngjarjen dy persona akuzohen si autorë të vrasjes, ndërsa janë akuzuar si bashkëpunëtorë edhe tre të tjerë.

I ndjeri kishte telefonuar një punonjës të policisë, i cili dëgjoi në telefon vrasjen e të riut shqiptar, teksa u godit për vdekje 16 herë me thikë, nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e kanabisit, në një banesë të fortifikuar në Kent.

Të akuzuar për vrasjen e shqiptarit janë dy të rinj, Ciaran Stewart, 18 vjeç, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Bartosz Malawski, 28 vjeç. Të akuzuar janë edhe Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç, si bashkëpunëtorë të një komploti për të grabitur fermë.

Sipas DailyMail, i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në linjë për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke iu treguar se çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët, zhurmat dhe britmat e viktimës pak para se të vdiste. Xhovan Papaj u dhunua fillimisht dhe më pas u sulmua për vdekje ndërkohë që një prej autorëve dëgjohet duke thënë se tashmë ai ka vdekur”, shkruan DailyMail.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...