Detajet nga vrasja e Haxhi Çollakut në Itali, vëllai: Shkoi të takonte vajzën, i kishte mbetur brengë në zemër

Date:

- Advertisement -

Para pak ditësh 56-vjeçari Haxhi Çollaku mbeti i vrarë në Itali, pasi u ekzekutua nga policia italiane, gjatë një përpjekjeje për ta arrestuar, pas denoncimit që kishte bërë ish-gruaja. Së fundmi një prej vëllezërve të tij ka folur rreth ngjarjes së rëndë dhe marrëdhënies së nxehtë që ka pasur me ish gruan. Ai tregon se në momentin e vrasjes Haxhiu kishte shkuar të takonte të bijën, me të cilën nuk kishte mundur të krijonte asnjëherë kontakt pas divorcit.

“E mësova nga vëllai tjetër. Ai po kthehej nga puna, e kishte marrë vesh dhe më njoftoi përmes telefonit. Ka shkuar të takojë gocën. Ka ardhur policia dhe në gjaknxehtësi e sipër… Vëllai e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Siç më tha vëllai, Haxhiu ka ndërruar jetë në spital, por shkoi rëndë. Nuk i ndalonte hemorragjia. E kishin qëlluar me një plumb në gjoks, që ishte fatal.

Ai jetonte në një lagje me ish-gruan. Në një supermarket bënin madje blerjet. Edhe në supermarket kanë qëlluar në të njëjtën kohë, madje ajo ka njoftuar policinë se e përndiqte, apo dhe se ushtronte dhunë psikologjike. Ndaj njoftonte policinë. Kështu thoshte ajo. Ai donte të takonte gocën. Ai nuk ka pasur qëllime, edhe me biseda që kemi bërë ne, nuk kishte pretendime për gruan, por donte vajzën.

Nuk e kishte takuar asnjë herë vajzën, prej 15 vitesh. Kishte brengë me gocën. Vajza e kishte parë parë të atin në supermarket dhe ai i kishte folur, në një distancë të largët, mbesës i kishte rrjedhur një pikë loti. Nëna më pas e kishte marrë dhe e kishte tërhequr vajzën. Më pas vëllait i kishte shkuar në shtëpi policia. Para 1 muaj ishte këtu Haxhiu. Ai fliste vetëm për vajzën, se pse mos ta takonte.

Këtë donte. Kur u divorcua, iu ofrua mundësi që të krijonte familje tjetër. E kishte gjithmonë mendjen te goca. Të dy ishin mësues matematike. Ai punonte në ndërtim në Itali, kurse ajo asnjë ditë nuk punoi. Më pas nisën problemet e veta. Por kur ishte me Haxhiun, nuk punoi asnjë ditë. Fëmijët e mi, kanë kërkuar të takohen me mbesën time. Një motra ime shkonte për vizitë në Itali te vëllai.

Rrinin në një lagje. E takoi rastësisht në rrugë, flasin si normalisht. E fton motra të pinë një kafe, ajo nuk pranoi. Ishin të dyja, goca me nusen, por nuk kishin pranuar që të pinin kafe. Ata nuk u ndanë shumë në paqe, kishte tensione. Edhe shtëpinë ku ka ndenjur e ka lënë me plaçka. U largua Haxhiu nga shtëpia. Më vonë pati precedentët që nuk duhej të afrohej. Ai për efekt të gocës iku nga shtëpia. Ai e donte shumë gocën, por nuk iu kthye kurrë asgjë në këtë jetë”, tha vëllai i shqiptarit të vrarë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...