Denoncimi/ Parashikuesja Irini Kakacaj më mori 1500 € për të më kthyer me të dashurën, më mashtroi dhe më futi bllok (Foto)

Date:

- Advertisement -

Janë të shumtë ato persona që në këmbim të parave, pretendojnë se parashikojnë të ardhmen dhe mashtrojnë shumë qytetarë që u besojnë verbërisht këtyre njerëzve. Së fundmi u arrestua Elena Muhaxhirit 43 vjeçe, e cila mashtronte njerëzit se iu parashikonte fatin dhe iu merrte para.

Pas këtij lajmi, për JOQ Albania ka dërguar një mesazh një qytetar i cili tregon rastin e tij ku është mashtruar nga një parashikuese fati. Qytetari shkruan se para 3 muajve ka kontaktuar një fallxhore, emri i së cilës është Irini Kakacaj.

Denoncuesi shkruan se në atë kohë sapo ishte ndarë dhe i ka kërkuar parashikuese Irini të shohë nëse do të ketë rikthim me gruan që ishte ndarë. Në këtë mesazh që i ka dërguar qytetari parashikueses, kjo e fundit i është përgjigjur se di të bëjë disa rituale për kthim të gruas përsëri tek ai, por kjo në këmbim të një pagesë.

Në këtë moment qytetari i ka besuar verbërisht Irinit dhe e ka pyetur se sa kushtojnë këto rituale. Irini Kokacaj i ka kërkuar të paguajë 1500 euro me Union në Greqi. Qytetari e ka bërë pagesën dhe ajo më pas i ka dërguar një pako me unaza dhe gjëra të tjera në mënyrë që sipas saj të bëhet rituali i rikthimit të gruas me të cilën qytetari ka pasur lidhje.

Pas kësaj, qytetari shkruan për JOQ Albania i ka futur bllok në të gjitha numrat e kontaktit, dhe rrjetet sociale. Qytetari në fund të mesazhit bën apel që të gjithë si ai të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve të irini Kakacaj.

Qytetari:

Pershendetje JOQ. Duke marr shkas nga ky postim dhe une jam mashtruar nga 1 parashikuese e tille. Para 3 muajsh rash ne kontakt me Irini Kakacaj,une vija nga 1 ndarje dhe i kerkova qe te me parashikonte a do kisha ribashkim.Ajo me tha qe mund ta bej une qe te kthehet tek ty me rituale me gjera por eshte me pagese extra,konkretisht 1500 euro.pagesen ja bera te them te drejten sepse e besova se ajo kishte dhe fame se ka dal neper media duke bere parashikime.me dergoj 1 pako sepse ajo banonte ne greqi,disa unaza disa gjera dhe asgje tjeter..me beri block pastaj me vone sepse po i kerkoja llogari se skisha asnji lloj ndryshimi te situates.Ju lutem shum postojeni si mesazh qe njerez te tjete te mos bien pre e mashtrimeve te asaj./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...