Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës

Date:

- Advertisement -

Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain e saj dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në datë 13 shkurt, rreth orës 22:30, shtetasi me inicialet H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se e bija e 50-vjeçarit fshihej pas ngjarjes.

Kjo e fundit kishte vrarë me armë zjarri në banesë, dhe më pas trupin e tij e kishte groposur në oborr. Shkak thuhet se është bërë një konflikt mes vajzës dhe babait, pasi ky i fundit kishte dashur të fejonte 19-vjeçaren.

NJOFTIMI I POLICISE
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur. Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...