Dorëhiqet deputeti Rrahman Rraja: Dështova si prind! Ndjehem i turpëruar nga fëmija im, i bëj thirrje të dorëzohet

Date:

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen pas përfshirjes së djalit dhe vëllait të tij në një sherr masiv në Fushë-Krujë.

Rrahman Rraja thotë se ndihet i turpëruar nga veprimet e djalit të tij, Rexhepit, i cili aktualisht është i shpallur në kërkim nga policia si një prej organizatorëve të dhunës ndaj vëllezërve Maja.

Teksa thotë se i kërkon ndjesë elektoratit dhe kolegëve, Rrahman Rraja shprehet se largohet nga jeta politike, duke i bërë thirrje djalit të tij të dorëzohet.

Dorëheqja e Rrajës vjen dy ditë pas sherrit barbar, ku mbi tetë anëtarë të fisit Rraja si dhe të afërm të tyre shunuan me shkopa bejsbolli dy vëllezërit e fisit Maja. Këta të fundit ishin ankuar se shpërthimet nga gurorja në pronësi të vëllait të Rrahman Rrajës, Xhelalit i shkaktonte dëme në banesë. Deri tani, policia ka vënë në pranga tetë persona dhe ka shpallur në kërkim djalin Rexhepin dhe vëllain e deputetit, Xhelalin si organizatorë të dhunës.

Deklaratë për media e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja:

Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegevë të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.

Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...