“Duhet një partner në jetë”/ Fjodora Fjora: Burrat shqiptarë harrojnë detyrat bashkëshortore pas martesës

Date:

- Advertisement -

Gazetarja Fjodora Fjora tha në emisionin “Arnautistan” se meshkujt shqiptarë shpesh harrojnë të kryejnë detyrat bashkëshortore, gjë që ajo e ka konstatuar nga rrëfimet e shoqeve.

Fjora tha se njeriu ka nevojë për një partner në jetë, ndërsa shtoi se sot shoqëria ka një problem, që nuk krijohen më lidhje të qëndrueshme dhe afatgjata.

Ajo rrëfeu ndër të tjera se gjatë tërmetit ndjeu nevojën që të kishte një partner pranë, teksa mendonte të dilte apo jo nga banesa me të birin.

“Kanë një gjë këta meshkujt shqiptarë, që kur rehatohen në familje, harrojnë të kryejnë detyrat bashkëshortore. Janë të pakta shoqet e mia që kanë bashkëshortë shumë të përkushtuar dhe të vëmendshëm. Me sa duket kjo qasja në martesë në Shqipëri merret si një, tani u martuam edhe…

Te shoqet e mia të martuara, mungesa e ndihmës nga bashkëshortët, mund të jetë një nga gjërat që diskutojmë më shpesh. Për të qenë pjesë e angarive që ka një familje, fëmijëve. Duket sikur meshkujt bëhen më egoist dhe i kushtojnë më pak kohë familjes. Ankesa kryesore është që s’u del koha për asgjë sepse burri s’i mbështet. Është handikapi kryesor që kam dëgjuar. Është e diskutuar shpesh kjo pjesa a është mirë single apo e martuar.

Mendoj që njeriu ka nevojë për një partner në jetë. Martesa në vetvete si institucion. Për mua s’ka rëndësi firmosja e letrave, por institucioni i familjes është shumë i bukur dhe i rëndësishëm. Kanë ndryshuar shumë gjërat dhe gjithnjë e më tepër po shohim shumë meshkuj single dhe femra single. Nuk e di në çfarë momenti është bota, çfarë ka ndodhur me njerëzit. Nuk e di pse nuk mund të krijosh më një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. E shoh si një problem të shoqërisë në përgjithësi.

Trumbetohet gjatë gjithë kohës një mision shumë i madh, që ia dal vetëm, është bukur të jesh vetëm! Gjatë tërmetit kur duhet të dilja me vrap…. Të gjithë e dinë që jam prind i vetëm. Ajo frika se çfarë vendimi duhet të merrja, ta merrja djalin dhe të dilja apo të rrija brenda. Brenda vetes pata dilemën që sikur të kisha dikë që të më thoshte ‘merre edhe dil’. Në momente të forta e ndjen nevojën për një partner”, tha ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...