Dy nga katër përdhunuesit e 26-vjeçares në Vlorë dhe dëshmia e vajzës

Date:

- Advertisement -

Ekskluzivisht për JOQ, familjarë dhe të afërm të vajzës kanë denoncuar sot presionin që familjarë të dy të të akuzuarve për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë, kanë bërë kundrejt kësaj të fundit për t’i kyçur gojën.

E reja ka dëshmuar në media sot dhe ka rrëfyer se ka patur një lidhje intime me Oltian Tahirin 31 vjeç, i martuar, baba i një fëmije. Ajo ka thënë se kishte dalë për të konsumuar një pije me të dashurin e saj për të cilin nuk e dinte se ishte i martuar dhe kishte dhe fëmijë.

Ndër të tjera vajza ka deklaruar se nuk e priste t’i bashkoheshin edhe shokët e tij. Këta të fundit festuan me pije dhe lëndë narkotike daljen nga burgu të Klevis Deliaj, djalit të drejtorit të një televizioni privat në Vlorë.

Vajza ka rrëfyer se gjithçka e ka bërë duke qenë e detyruar dhe se dëshminë e daj nuk e ka ndryshuar asnjëherë. Familjarë të vajzës ekskluzivisht për JOQ deklarojnë se motra e Albi Cenos, i ka shkuar vajzës në spital duke e vënë nën presion për të mos folur.

“Dje ne dreke anisa ceno ka vizituar vajzen ne renimacion Edhe ketu lind pyetja si anisa ceno u fut ne renimacion. Kush u pagua per te futur anisa cenon aty? Edhe familjaret e tjere kan vajtur ne renimacion Edhe e kan kercenuar vajzen te terheq deklaraten e saj. Bruna mersini drejtoresha? Se vetem ajo mundet ti lej!”-thotë burimi për JOQ.

Burime të tjera ekskluzive për JOQ bëjnë me dije se Albi Ceno është djali i pronarit të Hotel Kraal, ndërsa Oltian Tahiri është nipi i deputetit Dashamir Tahiri.

DËSHMIA E VAJZËS:

“Natën që ndodhi ngjarja dola me të thjesht për të konsumuar një pije, pa e ditur se do të vinin dhe persona të tjerë. Ka qenë ora 9 e 30 e darkës. Kam bërë me detyrim çdo gjë. Alkoli dhe lëndët narkotike janë pirë te lokal…Më pas nuk mbaj më mend, se çfarë ka hedhur në pije. Mbaj mend që Oltioni dhe Albi dhe shoku tjetër me emrin G kanë qenë tek lokali, më pas nuk mbaj më mend asgjë!”,

“Ka ardhur njera prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Nderkohe kur une kam dale nga narkoza nga keto te gjitha , kam qene shume pak ne gjendje, kane ardhur atje me kane prekur keshtu D… D… D…me njeh? Jo i kam thene nuk te njoh, jam mamaja e A…ka thene jam mamaja e njerit prej shokeve te tu, i cilit i thash une!Jam mamaja e A… me tha, po i thash une… Ke bere nje akuze tha dh eke denoncuar djalin tim A… e njeh A… me tha mua, A… eshte shoku O… Po I thash e njoh. Me tha mua duhet te heqesh denoncimin sepse ti do dalesh nga ky spital me tha mua, mos sot neser do dalesh, po I thash, edhe ai tha mund te dal nga burgu, por ai ka shoqeri pas tha, po i thash une , atehere duhet te maresh masa tha ose hiq denoncimin ose jeten tende kaq…Ok I thash une , por une nuk te njoh ty i thash , une tha jam mamaja e A… ai ka nje goce nuk me kujtohet a goce a çun 7 muajsh ne shtepi dhe e pret nje femije ne shtepi tha. Ti ke bere nje krim shume te rende tha se ke denoncuar per nje prind qe ka nje femije 7 muajsh ne shtepi tha dhe po e pret dhe mund te maresh masat per keto gjera. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…nderkohe te njejtin presion ka bere edhe shoku…”

Po si kanë hyrë brenda këta kur ty nuk të lejonin familjarët në reanimacion?

“Ajo është përgjegjësia e mjekëve… O… ka lokal vet, nuk e di se ku ndodhet por thjesht e di që ka, në lokalin e këtyre çunave nuk kam vajtur asnjëherë. Janë dhënë dy deshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat deshmi, nderkohe që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr, varet në çfarë gjendje e kanë mar rata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.”/JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...